Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka “përparim të qëndrueshëm dhe inkurajues” në negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, ndërsa theksoi gjithashtu se “presioni mbi Rusinë do të rritet” derisa ajo të pranojë të marrë pjesë në “një rrugë të besueshme drejt paqes”.
Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas videokonferencës së vendeve të “Aleancës së të Gatshmëve”, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, Presidentja e Komisionit theksoi se ka nevojë për një bashkëpunim të fortë transatlantik. Ajo shtoi “ndikimin e rëndësishëm të valëve të koordinuara dhe të njëpasnjëshme të sanksioneve kundër ekonomisë ruse”, të cilat “zvogëlojnë burimet e Rusisë për të zhvilluar luftën e saj agresive”.
“Meqenëse presioni mbetet e vetmja gjuhë ndaj së cilës përgjigjet Rusia, ne do të vazhdojmë ta rrisim atë derisa të ketë një gatishmëri të vërtetë për t’u angazhuar në një rrugë të besueshme drejt paqes”, tha Von der Leyen, duke vënë në dukje se “në një kohë kur Evropa dhe partnerët e saj janë plotësisht të angazhuar në kërkimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, mbrëmë Rusia përshkallëzoi sulmet e saj ndaj Kievit, me raketa dhe dronë që madje shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë”.
“Është një tjetër kujtesë se siguria e Ukrainës është siguria e Evropës. Interesat e Ukrainës janë interesat tona. Ato janë të pandashme. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Ukrainën në negociatat e ardhshme”, theksoi ajo.
Ajo shtoi, së fundmi, se “pika qendrore” është çështja e financimit të Ukrainës, duke përfshirë përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Today, the partners of the Coalition of the Willing convened to discuss ongoing negotiations toward a just and lasting peace for Ukraine.
In recent days and hours, we have seen solid and encouraging progress.
We welcomed the presence of US Secretary of State Marco Rubio during…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 25, 2025
Top Channel