‘Përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt BE’, Balla zbardh bisedën me të Ngarkuarën me Punë të SHBA
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn, ndërsa quan Shtetet e Bashkuara si aleatin më të çmuar të Shqipërisë.
Bardhi ka ndarë foto nga takimi me VanHorn, teksa ka zbuluar bisedën mes tyre. “Ndava qëndrimin tonë (opozitës) mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike’, mësohet t’i ketë thënë demokrati, ndërsa ka deklaruar se gjatë 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar i Shqipërisë dhe ne jemi me fat që i kemi patur gjithmonë në krah, në çdo etapë të ekzistencës së shtetit shqiptar.
Sot, gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn, ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike.
Për fat të keq, gjatë këtyre 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës. Kjo qeveri qëndron në pushtet përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
E vetmja rrugë që e çon përpara Shqipërinë si një vend i zhvilluar dhe si partner i denjë i SHBA është lufta reale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nga një qeveri, e cila del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, shprehet Bardhi.
Top Channel