“Nuk ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë”, Balliu: Në verë marrim flakë, në dimër me dy ditë shi përmbytemi

25/11/2025 11:54

Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, z. Balliu, ka publikuar sot videon ku shprehet se tregon situatën në vendin tonë me përmbytjet pas ditëve me shi.

Me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”

Ai theksoi se përgjegjësia “nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore”.

“Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë”, shkruan ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta