Ndërron jetë Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
Julian Sula që i shpëtoi sot një atentati me armë zjarri në rrugën mes spitalit dhe stadiumit, në qytetin e Lushnjës njihet si biznesmen.
Ai ka një lokal dhe një lavazh në qytet dhe shumë e njohin me nofkën “Juli i Pashakos”. Për policinë është një person me rrezikshmëri të lartë.
Problemet e tij me ligjin kanë nisur diku rreth vitit 2013 kur u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndonëse dyshimet ishin të mëdha për përfshirje në trafik droge, veprimtari kriminale për të cilën rezulton edhe të jetë dënuar. Tre vite më vonë më 11 qershor të vitit 2016 Julian Sula u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh.
Lokali ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të Arjan Aliços, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Në këtë ngjarje Sulo u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva dhe u la si i vdekur buzë rruge, ndonëse një kalimtar i rastit e shpëtoi. Një vit më vonë në 2017 ai u shoqërua si një prej organizatorëve të masakrës së Lushnjës. Shënjestër e atentatit ishte Xhuljo Shkurti, nipi i Aldo Bares por viktima mbetën miqtë e tij, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut.
Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve por u lirua më pas për mungesë provash. Një vit më vonë më 18 mars 2018, është arrestuar nga forcat speciale në Lushnjë pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, ndërsa në makinën e blinduar ju gjet një pistoletë me fishekë.
Dy vite më parë, në 2023 biznesmenit që për ca vite jetoi edhe në Dubai dhe së fundmi në Lushnjë i janë sekuestruar disa pasuri që dyshohet se i kishte vënë përmes aktivitetit kriminal.
Top Channel