Në kërkim për shitje droge tentoi të dilte nga territori shqiptar, arrestohet 33-vjeçari në Muriqan

25/11/2025 15:09

Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh është arrestuar këtë të martë në pikën kufitare të Muriqanit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i punës intensive të kryer bazuar në analizën e riskut, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, kanë kapur në dalje të kufirit të RSh-së, shtetasin:

-A. S., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta