Zënka mes Gueye dhe Keane në Man.Utd-Everton, Amorim del kundër rrymës: Shpresoj ta bëjnë edhe të mitë….
Nëse Milani fitoi derbin e së dielës ndaj Interit, një meritë të madhe ka edhe portieri Mike Maignan që hodhi firmën e tij në këtë përballje me pritjen që bëri në penalltinë e Calhanoglu. Francezi shfaqi edhe njëherë talentin e tij, por rrezikon që të mos jetë më në radhët e kuqezinjve.
Akujt në raportet mes Maignan dhe klubit milanez duket se janë të vështirë të shkrijnë. Sipas medias italiane, gjithçka ka nisur pas një propozimi të Milanit me ulje page për portierin përpara një viti, që zemëroi shumë portierin dhe përfaqësuesit e tij.
Një zemërim që është i tillë sa futbollisti nuk do që t’ia dijë më për cështjen e rinovimit të kontratës që skadon në qershor të muajit të ardhshëm. Milani do të tentojë sërish dhe me shumë mundësi do të kthehet te oferta fillestare prej 5 milionë eurosh në sezon, por me shumë gjasa do të përballet sërish me një mur.
Është kjo një situatë që padyshim do të shfrytëzohet nga klube të tjerë të cilët do të kërkojnë shërbimet e tij. Padyshim që klubet më të vëmendshme do të jenë ato të Premier League. Klubet angleze i kanë të gjitha armët për të bindur Maignan për t’u transferuar në atë kampionat; si ato ekonomike ashtu edhe ato teknike.
Por nuk duhet nënvlerësuar as Juventus që nuk është plotësisht i bindur nga Michele Di Gregorio me Zonjën e Vjetër që po kërkon të studiojë terrenin. Nga ana e tij, Maignan kërkon një projekt fitues. Një triumf i mundshëm në kampionat me pasojë edhe kthimin e Milanit në Ligën e Kampioneve, vështirë se mund t’ia ndryshojë mendjen. Sot për sot, kuqezinjve iu duhet një gjysmëmrekulli në këtë pikë edhe pse i vetmi që mund të jetë në gjendje ta bindë atë është Massimiliano Allegri
Top Channel