“Nuk mendoj se do ta shohim përsëri”, miku i afërt i Schumacher ndan lajmin e dhimbshëm: Edhe nëse do të dija më tepër, nuk…
Raporti mes sportistëve dhe automjetet ultra ekskluzive gjithnjë ka qenë një ndër më kuriozët. Nuk është aspak diçka e re që sportistët profesionistë më të njohur e sidomos më të paguar në botë, përfitojnë nga statusi i tyre për të krijuar një garazh ëndrrash.
Është ky rasti i yllit të Los Angeles Lakers, Luka Doncic, pasioni i të cilit nuk është një sekret dhe që së fundmi i dhuroi vetes një Bugatti Mistral W16. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e këndshme me protagonistë Doncic, Bugattin e tij dhe…Snoop Dogg.
Rapperi i njohur u duk se po argëtohej shumë pranë Bugattit dhe në video dëgjohet të thotë ‘kam lënë celësat në shtëpi’ teksa i afrohet me entuziazëm makinës më të shpejtë në botë. Doncic ia mbajti lojën dhe iu përgjigj ‘tani u bëre Batman’.
Sigurisht që Snoop Dogg mund t’ia lejojë vetes një makinë të tillë teksa është një prej artistëve të rrymës muzikore Hip-Hop më të pasur në botë, por, një automjet i këtij lloji nuk është si i shkon shumë stilit të personazhit. Ose akoma më e thjeshte, Bugatti Mistrall W16 është një edicion me vetëm 99 njësi dhe këngëtari ndoshta nuk mundi dot të prenotojë një të tillë në kohë.
Modeli Mistral, është i fundit i Bugattit që është me motor 8.0 litra W16 dhe në gjendje që të gjenerojë një fuqi totale prej 1600 kuaj/fuqi. Shpejtësia maksimale që arriti në një test të kryer në Gjermani ishte mbi 450 km/h dhe që për më tepër ka një vlerë 5 milionë euro. Një makinë fenomenale që nuk është e vetmja në koleksionin e Doncic. Basketbollisti slloven ka në pronësinë e tij edhe një Brabus Rocket, Chevy Camaro të1969 të personalizuar, një Nevera dhe një Hellfire Truck
Top Channel