Nuk është hera e parë që i bëhet antenat, në 2016 ‘ushtarët’ e Aldo Bares e lanë për të vdekur “Julin e Pashakos”
Teksa u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas 12 orësh ngujim në një ndërtesë të braktisur, dy personat e akuzuar për terrorizëm kanë refuzuar të flasin në polici.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se ata nuk pranojnë të flasin, duke shtuar se “janë me të drejtën e tyre”.
“Ju jeni shejtani”, kështu mësohet të kenë thënë të arrestuarit Julian Cumrraku dhe Erzen Uka.
Policia e Pukës ka qenë duke patrulluar në zonë kur ka konstatuar Erzen Ukën, i cili sapo ka parë policinë është futur në banesën e braktisur të një të afërmi.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se duke pasur dyshime, policia ka shkuar për të verifikuar.
Erzen Uka nuk e ka hapur derën dhe ka kërcënuar punonjësit e policisë.
“Nuk i dorëzohem policisë, dorëzohem vetëm përballë Allahut”, ka deklaruar Uka gjatë komunikimit me policisnë.
Duke kuptuar që ai ishte i armatosur policia kërkoi ndihmën e Drejtorisë Shkodër.
Pas shkëmbimit të informacionit me drejtorinë e përgjithshme u zbulua se Erzen Uka dhe Julian Cumrraku ishin subjekte të anti-terrorit.
Duke pasur dyshime për ta, anti-terrori i ka mbajtur nën vëzhgim. Erzen Uka banonte në Pukë, ndërsa Julian Cumrraku në Kamëz.
Ata ishin të dy me precedent penal, për vepra të ndryshme penale.
Top Channel