Çmontohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë në disa vende

25/11/2025 18:29

Policia e Milanos dhe njësia speciale kundër krimit organizuar kanë arrestuar 28 persona, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe 3 në arrest shtëpie, të dyshuar si pjesë e një grupi të trafikimit të drogës në mbarë botën.

Hetimi, i drejtuar nga Prokuroria e Milanos dhe i mbështetur nga Drejtoria Kombëtare Antimafia, zbuloi një rrjet trafiku ndërkombëtar të drogës me qendra në Kalabri, Lombardi dhe Kampani, që importonte sasi të mëdha narkotikësh nga Amerika e Jugut.

Rrjeti vepronte nga Lombardia dhe kishte degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Britaninë e Madhe, Kolumbi dhe Brazil. Në dy vite, grupi ka trafikuar drogë me vlerë mbi 27 milionë euro, duke përdorur komunikime të koduara dhe ndërmjetës shqiptarë. Hetuesit kanë dokumentuar importimin e më shumë se 3,5 tonëve kokainë, prej të cilave mbi 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë saj. Droga futej në kontejnerë të ligjshëm përmes metodës së “mashtrimit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta