Video/ I akuzuar për sulm seksual, Julio Iglesias del ‘zbuluar’, publikohen pamjet ku puth me dhunë një prezantuese të njohur
Studiuesja dhe përkthyesja Diana Kastrati ka bërë sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon një rrëfim ndryshe.
Nën tingujt e ëmbël të gegnishtes, ajo ndau copëza të fëmijërisë së saj, në shtëpinë në Shkodër, ku libri ishte përherë zgjedhja e parë. Vajza e profesorit dhe akademikut të njohur Jup Kastrati, tregoi se si në shtëpinë e saj nëna nuk i lejonte të përdornin as arkaizmat,( fjalë të vjetruara) duke i shtyrë drejt shqipes së pastër.
Rrethuar në një shtëpi me një bibliotekë të pasur ajo kujtoi një episode nga adoleshenca e saj kur i kishin zënë sytë një libër në italisht: L”amore e il sesso.
“Prita babanë të bënte pushimin e drekës dhe fshehurazi mora librin nga vendi ku ndodhej, por italishtja ime asokohe nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të kuptuar gjitha sa shkruhej”, tregon Diana.
“Babai zgjohet dhe krejt papritur dëgjoi zërin e tij të më thotë se nuk di aq italisht sa për ta lexuar atë libër”,vijon ajo.
Diana e vuri theksin te rëndësia e Gjuhës Shqipe, mbrojtja e saj dhe roli i madh ne kulturën dhe pasurinë e një vendi.
Top Channel