Spiropali me homologun kroat: Kroacia mbështet ambicien e Shqipërisë për anëtarësim në BE

24/11/2025 15:10

Ministrja për Europëm dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat Gordan Grlić Radman.

Në takimin bilateral, të dy Ministrat folën për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, si dhe mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve.

Spiropali shkruan se “në takim diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë.”

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri kroat deklaroi se “Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE, dhe se përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian.”

Postimi i Spiropalit:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta