“Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA, identifikohet një prej personave që fshihet brenda shtëpisë së pabanuar, ende i paarrestuar
Një 29-vjeçar në Durrës është vënë në pranga, pasi do të kryente vjedhje në Durrës, njëkohësisht ka thyer arrestin shtëpiak.
Ai ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për një aksident me vdekje të ndodhur në 2022-in, ku humbën jetën Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe.
Arbër Tivari do të kryente vjedhje në lokale, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar (Mario Çelpica), ndërsa tjetri i shpallur në kërkim.
Policia ka sekuestruar një automjet dhe veshjet që këta dy persona përdornin për t’u maskuar kur kryenin vjedhje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:
A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022.
M. Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës.
Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra.
Në vijim të operacionit, u bë e mundur gjetja e automjetit që këta shtetas kishin përdorur për të transportuar sendet e vjedhura, si dhe rrobat që autorët kanë përdorur në vjedhje.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Top Channel