“Po shkoja në Janinë”, iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Nuk u befasova, më thanë se….

24/11/2025 17:33

Ky është momenti kur gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në Kakavijë pasi mësoi se i është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është shpallur “non grata”.

Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk i lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.

Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrës dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”.

Sipas komunikimit që i është bërë Hoxhës nga Policia greke, vendimi për ta shpallur “non grata” është marrë në fillim të vitit 2024, në kohën kur në Shqipëri gëlonte çështja e Fredi Belerit.

I kontaktuar nga Top Channel Artan Hoxha u shpreh se ky vendim nuk e ka befasuar. Hoxha tha se Ishte duke udhëtuar drejt Janinës paraditen e së dielës, kur policia kufirit i kërkoi të kaloj në vijën e dytë të kontrollit pasi kishte një vendim penalizmi për të. Autoritetet i shpjeguan se vendimi erdhi pasi “qëndrimet e tij si gazetar për vite me radhe ishin kundër interesave të shtetit grek”.

Ky nuk është rasti i vetëm që gazetarët shqiptarë shpallen “non-grata” nga shteti helen. Në 2012 i njëjti sanksion u vendos edhe ndaj gazetarit të Top Channel Marin Mema.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta