Njoftimi për të shtënat me armë alarmon policinë në Vlorë, rezultoi se… Një nate më parë uji i lumit Seman u tërhoq nga tokat bujqësore në fshatin Goriçan të Dimalit.
Këtë hënë pavarësisht se shiu ka pushuar, niveli ujit po rritet, sikurse duket në pamjet e kapura me dron nga korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.
Banorët thonë se kanë hapur kanalet dhe kanë bërë vija që uji të largohet, por sot kjo nuk ka ndodhur. Ata dyshojnë se përmbytja nuk u ka ardhur nga shiu por nga faktorë të tjerë.
Serrat e mbjella me trangull dhe domate janë prej pese ditësh nën ujë. Prodhimi është prishur nga uji dhe rrezikon të kalbet për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë. Fermerët thonë se dëmi është në miliona lekë dhe se u duhet ndihma e shtetit për t’u ringritur.
Blegtoret të cilët hoqën bagëtitë nga stanet një jave më parë sot po i kthejnë. Ata thonë se gjatë këtyre ditëve i kane mbajtur në shtëpi por sot niveli i ujit nga stani ka rene ndaj po i çojnë atje përsëri.
Përllogaritja e dëmeve ende nuk është bërë ne Goriçan, por sipas banoreve deri tani 40 ha sera të mbjella dhe 120 ha toke bujqësore janë prekur nga përmbytja.
Top Channel