Përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Arsim Thaqi.

Lajmi që vjen si një rrufe në qiell të hapur, për faktin se skuadra kryeqytetase mban vendin e parë në Superligën e Kosovës me 26 pikë pas 13 javësh të luajtur, 3 më shumë se ndjekësi më i afërt që është Ballkani.

Vlen të përmendet që në 3 ndeshjet e fundit, Prishtina nuk ka pasur trendin pozitiv, 2 humbje dhe 1 barazime. Nga mediat kosovare ende nuk ka një shpjegim konkret se çfarë ka ndodhur mes palëve. Ja reagimi i plotë i klubit prishtinali:

“FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme. E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane.

Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 javësh, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta