Gazetari Artan Hoxha shpallet non-grata nga Greqia, reagon deputeti i PS, Ardit Bido: Abuzimi më i madh i vlerave evropiane Banorët e Novoselës që i kanë shtëpitë afër lumit Vjosë dhe që përmbyten sa herë ai del nga shtrati janë rikthyer në shtëpitë e tyre, ku dëmet janë të konsiderueshme.
Në Sarandë situata sot ka nisur të përmirësohet. Punohet me intensitet nga shërbimet e ushtrisë, ato të bashkisë dhe Bordi i Kullimit, për riparimin e dëmeve ne argjinaturën e basenit te Lumit Bistrica. Ndërkohë vijohet edhe me dhënie të ndihmave me bazë ushqimore për fermerët.
Në Korçë po punohet për riparimin e argjinaturave të çara në lumenjtë Dunavec dhe Devoll, ndërkohë që në një bilanc paraprak, përmbytjet dëmtuan 200 banesa dhe një sipërfaqe rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore. Po ashtu vijon puna për largimin e inerteve nga rruga Qukës-Qafë Plloçë.
Pavarësisht fillimit të uljes së nivelit të ujit pas mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit, situata në disa zona të Shënkollit, Zejmenit dhe Kolshit mbetet e vështirë, me banesa ende të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
Në Shkodër, në lartësinë mbi 950 metër por edhe në Kukës e Dibër vijon të ketë reshje bore. Po ashtu në Bulqizë botë ka rënë deri në lartësinë 500 metra dhe raportohen vështirësi të vogla në rrugët që lëvizin për tek minierat e zonës D, Martanesh dhe Tërnovë.
Top Channel