“Kujdes me kreditë për banesa”, FMN: Të shtohen monitorimet, Shqipëria të mbushë boshllëqet në reforma

24/11/2025 15:29

Nga PPP, kreditë për banesa e deri tek tregu i punës FMN ka përgatitur një raport të zgjeruar mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare duke dhënë vlerësime specifike sipas sektorëve.

Nga vizita e fundit e kryer në Shqipëri, Fondi nënvizon nevojën për kujdes të shtuar sidomos mbi kontratat e PPP-ve për të cilat kërkon nga Shqipëria të bëhet kujdes dhe të rritet monitorimi i tyre.

“Monitorimi i rregullt i huadhënies në vend, PPP-ve dhe subjekteve jashtë bilancit mbetet kritik, së bashku me standardet më të forta të zbulimit dhe qeverisjes për fondet publike dhe mjetet me qëllim të veçantë.”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sugjerime ka edhe për tregun e banesave si dhe tregut të punës. FMN sugjeron zgjatjen e kufizime mbi huat ndërsa kërkon nga Shqipëria që të devirsifikoj ofertat për punë me cilësi më të lartë për të mbajtur fuqinë punëtore në vend.

“Sistemi bankar në përgjithësi mbetet i kapitalizuar mirë, likuid dhe fitimprurës. Megjithatë, ka disa dobësi, që rrjedhin nga ekspozimet e mëdha të bankave ndaj huamarrësve, huadhëniet valutore. Së bashku me rritjen e shpejtë të huadhënies për pasuri të paluajtshme, efekti i tyre në rreziqet sistemike do të kërkojë monitorim të kujdesshëm”, thuhet më tej.

Ndërsa edhe për tregun e punës sugjerohet rritja e produktivitetit të firmave dhe krijimi i opsioneve me cilësi të lartë. Reformat duhet të synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e burokracisë, promovimin e investimeve në kërkim dhe zhvillim dhe miratimin e teknologjive të reja.”

Ndonëse Fondi Monetar ndërkombëtar e vlerëson marrjen e një sërë reformash edhe në kuadër të integrimit, vërehen një sërë boshllëqet sipas tij. Fondi motivon vendi tonë në marrjen e masave dhe përparimin drejt rrugës në BE.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta