“Jam mësuar të flas përpara hajdutëve në Parlament”/ Korreshi në protestë: Rama ik nga ai tunel i korrupsionit që të ka zhytur brenda

24/11/2025 19:01

Partia Demokratike zhvilloi protestën e radhës përpara Kryeministrisë, e quajtur “Foltorja 2”.

Përpara foltores së vendosur në bulevard, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i bëri thirrje mbështetësve të pranishëm që të “luftojnë” qeverinë e kryeministrit Rama.

“Jam mësuar të flas gjithmonë në Parlament përpara hajdutëve dhe do më ndjeni nëse kam ndonjë emocion të madh përpara jush. Ka ardhur dita që prangat t’i varen në mes të këtij sheshi nga ju. Të dashur nëna që flini gjumë me fotot e fëmijëve që janë larguar, të dashur minatorë që jeni ngritur në grevë dhe protestoni për statusin tuaj. Të dashur vëllezër dhe motra që nuk gjeni kura në spitale, ka vetëm një fjalë dhe kjo është ‘Rama ik’. Rama ik, me shpirt ik.

Rama me 40 hajdutë ishte një fjalë, po ka shkuar me 400 hajdutë. Rama ik, po me atë tunel korrupsioni që të ka zhytur brenda. Nuk mund të trajtohet buxheti i shtetit si lekët e tyre. Është dita jonë, këtyre ministrave që vjedhin qytetarët ditë pas dite. Rama ik me gjithë tabor”, u shpreh Korreshi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta