“SHBA ndihmon në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK
Këto janë pamjet nga banesa në Orosh e cila është rrethuar prej orëve të paradites nga policia e Pukës dhe Forcat RENEA, pasi dyshohet se në të janë fshehur dy persona me rrezikshmëri të lartë.
Pamjet janë siguruara për Top Channel nga gazetari Klodian Zhivani dhe operatori Kristjan Troshani.

Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkua. Një prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste. Personi tjetër nga Tirana, është identifikuar si shtetasi A. Uka.

Fillimisht ata janë pikasur nga policia e Pukës, dhe më pas ka mbërritur në zonë edhe Forcat RENEA. Prej disa orësh policia po u bën thirrje që të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar.
Ndërkohë të dy këta persona dyshohet se janë të armatosur rëndë, çka vështirëson dhe ndërhyrjen në banesë.
Top Channel