Jo vetëm Pulisic, edhe precedenti i 2010, bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë
Como dhuroi një performancë spektakolare në javën e 12-të të Serie A, duke mposhtur Torinon 5-1 në Olimpico Grande Torino.
Ylli i ndeshjes ishte Addai, i cili shënoi dy golat e parë për ekipin e Fabregas, në minutat 36′ dhe 52′, ndërkohë që Vlasic realizoi penalltinë që barazoi përkohësisht rezultatin në kohën shtesë të pjesës së parë, ndërkohë që në fushë për ekipin granata ishin dhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani.
Në pjesën e dytë, Como vulosi fitoren me golat e Ramon (71′), Nico Paz (76′) – goli i tij i parë pas më shumë se një muaji – dhe Baturina (86′), duke e kthyer ndeshjen në një triumf të plotë.
Për trajnerin Fabregas, kjo fitore shënon një hap të rëndësishëm, pasi Como renditet tani e gjashta me 21 pikë, duke u afruar me zonën evropiane. Në anën tjetër, Torino mbetet me vetëm 14 pikë pas një ndeshjeje katastrofale për ekipin e Baronit.
REZULTATI:
Torino 1-5 Como
RENDITJA:

Top Channel