Shiu ia lë vendin borës/ Zbardhen zonat malore të vendit, tërhiqet uji në një pjesë të tokave të përmbytura Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në podcastin “Flasim” se është një njeri që “vuan nga pakënaqësia”.
Ai u shpreh se do të jetë i kënaqur dhe i lumtur kur Shqipëria të arrijë anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.
Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund t’i kisha bërë më mirë. Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”.
Top Channel