Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, janë mbledhur në Bruksel drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate.
Shefat e inteligjencës mes tyre edhe drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni morën pjesë në një takim të komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët.
Ky takim është zhvilluar në një moment kritik për sigurinë euroatlantike.
Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s.
Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe të ardhmen e inteligjencës së NATO-s, me fokus tek teknologjitë e reja. Rutte i tha të pranishmëve se lufta në Ukrainë tregon se “siguria nuk është rajonale, por globale”, duke theksuar se aleatët po shkëmbejnë inteligjencë më shpejt dhe më gjerësisht se kurrë më parë.
Takimet vjetore shërbejnë për harmonizimin e politikave dhe strategjive të inteligjencës, duke forcuar mbështetjen për planet dhe operacionet e NATO-s. Përveç seancave vjetore në Bruksel, komitetet mblidhen rregullisht përgjatë vitit.
Top Channel