Milani ka mundur Interin në derbin e parë të këtij sezoni me rezultatin 0-1, ku vendosi një gol i Pulisic dhe një penallti e pritur nga Maignan.

Sfida e luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët u ndalën dy herë nga Maignan dhe një herë nga shtylla.

Edhe në pjesën e dytë, ekipi i Chivu e nisi me vrull, por pa një kundërsulmi në minutën e 54’, Saelemaekers goditi dhe u ndal nga Sommer, por Pulisic ishte aty për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

Zikaltrit kishin rastin e artë në minutën e 74’, kur pas një rishikimi me VAR, gjyqtari akordoi penallti për Interin, por Calhanoglu u ndal nga Maignan.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se Roma kryesuese, ndërsa Interi zbret në vendin e katërt me një pikë më pak.

REZULTATI:

INTER 0-1 MILAN

Pulisic 54′

NGJARET KRYESORE:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 0-1 të Milanit!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

74′ Calhanoglu godet nga pika e bardhë, por Maignan e ndal. (Video)

72′ Pas një rishikimi me VAR, gjyqtari akorodon 11-metërsh për Interin.

68′ Fofana godet brenda zonës, por ndalet nga Sommer.

54′ Goool Milan 0-1/ Saelemaekers godet nga distanca dhe ndalet nga Sommer, por Pulisic shfaqet në vendin dhe kohën e duhur për ta shtyrë topin drejt rrjetës. (Video)

51′ Thuram lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij ndalet nga Maignan pa probleme.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Pulisic lëviz bukur drejt zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

41′ Saelemaekers godet me të parën në hyrje të zonës, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

37′ Lautaro godet brenda zonës me të djathtën, por Maignan reagon në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

27′ Acerbi godet me kokë pas një krosimi nga këndorja, por tentativa e tij ndalet nga shtylla.

15′ Susic provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij del jashtë kuadratit.

4′ Thuram provon me kokë, por Maignan e ndal në mënyrën e duhur.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta