DETAJET/ Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ: Nuk mbaj mend…
57-vjeçari i vënë në pranga në Fier, pasi lëvizte i armatosur, rezultoi të jetë Petrit Mernica, babai i Azgan Mernicës, djali që vrau punonjësin e policisë të Shqiponjave, Novruz Cenalia, më shumë se një vit më parë.
Raportohet se Petrit Mernica, banues në fshatin Sulaj në Fier, ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e kunatit, për të cilën ka bërë 20 vite burg.
Efektivi i “Shqiponjave” u vra mesditën e 13 majit 2024, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Në dosjen e vrasjes shkruhet se gjithçka nisi si një konflikt banal, por që përfundoi në vdekjen e të riut.
Azgan Mernica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë, gjest që ka bërë të reagojë efektivi i policisë (ishte në detyrë), i cili i ka tërhequr vëmendjen.
Pas debatit të ashpër, Mernica ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje efektivin.
Top Channel