Katër persona janë vënë në pranga  e një tjetër është shpallur në kërkim.

Ata bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal për hedhjen në treg të kartëmonedhave euro, të cilat dyshohen se ishin falso.

Seksioni  për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar  në policinë e Tiranës ka sekuestruar 11 pako që përmbanin euro të falsifikuara sipas dyshimeve paraprake.

Nga ky operacion i janë arrestuar në flagrancë  katër të rinj, tre nga Tirana, një i mitur nga Shkodra dhe një 19-vjeçar nga Kruja është shpallur në kërkim.

Të rinjtë u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.

Këto dërgesa kryheshin nga një shtetas, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Delivery”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; S. L, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. A, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P, 19 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasit S. L., E. A. dhe i mituri u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Këto dërgesa kryheshin nga shtetasi A. B., i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, A. P., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale“, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB