Gjirokastra ka pasur gjatë ditës së sotme vetëm problematikat e krijuara ditë më parë, ku reshjet kanë qenë prezente, por situata mbetet më e vështirë në Çukë.

Gjatë natës nuk ka pasur probleme, ndërkohë në Delvinë nuk ka situatë të re.

Autoritetet po merren me pastrimin e prurjeve të shiut. Vazhdon puna tek ura e Kakodhiqit dhe janë në monitorim dy banesat në Vllahat që ka pasur çarje toke.

Për momentin nuk ndërhyhet sepse rrezikohet rënia e tyre.

Në Sarandë nuk ka probleme të shtuara. Po punohet në dy fronte për mbylljen e argjinatirës në Çukë. Uji tek argjinatura ka rënë me gjysëm metër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB