Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet, pasi ushtroi dhunë ndaj 54-vjeçarit.

I lënduari është goditur me sende të forta nga autori, tashmë i shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Ndër të tjera blutë njoftojnë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. K., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase për shkak të mosshlyerjes së një borxhi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ll., pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më datë 21.11.2025, shtetasja E. T. kallëzoi se në një portal ishte shpërndarë një foto me lajme të rreme ndaj saj, duke i dëmtuar imazhin. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga banesa të shtetasit B. M., 40 vjeç, ju informojmë se ai u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta