Qarku i Shkodrës ka përjetuar reshje me intensitet mesatar gjatë natës, por deri tani situata në territorin e saj paraqitet e qetë.

Në shumicën e bashkive, përfshirë Shkodrën, Malësinë e Madhe dhe Pukën, nuk raportohen problematika të mëdha me energjinë elektrike apo qarkullimin rrugor. Vetëm në disa fshatra të njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike, ndërsa autoritetet lokale po ndërmarrin punime për mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara. Nivelet e lumenjve mbeten poshtë kuotave të rrezikut, dhe hidrovoret funksionojnë normalisht.

Informacion për situatën në teritorin e Qarkut Shkodër.

1. Bashkia Shkodër

* Situata paraqitet e qetë.
* Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
* Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, momentalisht nuk janë evidentuar problematika.

2. Bashkia Malësi e Madhe

* Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.
* Nuk raportohen probleme nga kjo bashki.
* Në rrugën e dëmtuar mbi mbi përroin e thatë, fshati Kamicë (Nj.A Qendër), është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr

3. Bashkia Vau Dejës

•Reshjet kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe aktualisht me intensitet mesatar.
* Në fashtarat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike.

4. Bashkia Pukë

* Në ketë bashki vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
* Nuk raportohen problematika momentalisht nga bashkia Pukë.

5. Druk Lezhë

* Gjatë 24 orëve kanë rene rreth 35 mm reshje shiu.
* Nuk ka probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së rezervuarit. Shtodër.
* Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër, dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë poshtë kuotave të rrezikut.
* Hidrovoret e Velipojës (Vilu & Cas) funksionojnë normalisht.

6. DRV Shkodër

Deri tani nuk raportohet asnjë problem me qarkullimin rrugor në akset që administrohen nga DRV.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta