Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe pikën turistike të Lëpushës në Kelmend, duke krijuar një peizazh të bukur dimëror.

Shtresa e parë e borës ka zbardhur të gjithë zonën malore, e njohur për natyrën e saj të paprekur dhe bukuritë alpine.

Në këtë periudhë, Lepusha dhe Vermoshi janë ndër destinacionet më të kërkuara për turistët që pëlqejnë dëborën, udhëtimet malore dhe pushimet në natyrë.

Bujtinat janë në pritje të vizitorëve, ndërsa rrugët drejt zonës raportohen të kalueshme, pavarësisht kushteve të ftohta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta