“Po lëviz i armatosur”, si u pikas nga policia 23-vjeçari/ Në “BMW” iu gjet armë, në shtëpi lëndë narkotike Pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan probleme të shumta që nga bllokimi i rrugëve e deri tek përmbytja e tokave bujqësore, në disa zona malore kanë nisur reshjet e dëborës.
Në Bulqizë mëngjesin e sotëm malet janë mbuluar me dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit të shoqëruar edhe me temperatura të ulëta. Reshje dëborë ka pasur edhe në zonat minerare kryesisht në Zonën D,Martanesh dhe Tërnovë ku punojnë minatorët. Reshje dëborë në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit ka edhe në Dibër dhe Mat.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe pikën turistike të Lepushës në Kelmend, duke krijuar një peizazh të bukur dimëror. Shtresa e parë e borës ka zbardhur të gjithë zonën malore, e njohur për natyrën e saj të paprekur dhe bukuritë alpine. Ky është një lajm i mirë për banorët e kësaj zone , pasi për ta reshjet e dëborës shënojnë dhe nisjen e sezonit turistik dimëror.
Ne aksin Hani Hotit – Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore gjatë natës në lartësi mbi 1000 m. Në terren ndodhen 2 borëpastruese, momentalisht rruga nuk paraqet asnjë problem dhe është e kalueshme për të gjitha mjetet.
Kurse Qarku i Kukësit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Në zonat mbi 1000 metra lartësi bora ka rënë kryesisht në fshatrat Tërshenë, Gryk Qajë, Shkinak, Buzmadhe, Turaj, Xhaferaj, Stanet e Novosejt dhe Arrën në Bashkinë Kukës, si edhe në Kishaj e Cahan të bashkisë Has, si dhe në Valbonë e Lekbibaj të bashkisë Tropojë. Reshjet e borës nuk kanë krijuar probleme, pasi trashësia ka qenë e ulët.
Problemet më të mëdha me qarkullimin vijojnë të jenë në zonat e thella malore. Në disa prej fshatrave të njësisë administrative Arrën, rrugët mbeten të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve. Vështirësi të ngjashme paraqiten edhe në fshatrat Orgjikël dhe Bele në Zapod, si edhe në Lojme e Nimçë, ku qarkullimi është i pamundur.
Nën bardhësinë e dëborës është zgjuar edhe qarku i Korccës. Rreshje ka pasur ne zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, në lartësinë 1000 m. Sipas informacioneve në Dardhë, reshjet janë prezente nga Km 9 ndërsa ne terren ndodhen kontraktorët për mirëmbajtjen e rrugës. Aktualisht situata paraqitet e qete, pasi dhe reshjet nuk janë intensive.
E njëjta situate paraqitet në Librazhd. Fshatrat Stëblevë, Qarrishtë e Marat janë zbardhur nga bora ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme dhe bujtinat janë në pritje të vizitorëve.
Top Channel