Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Plloçë, reagojnë demokratët/ Ivi Kaso: 260 milionë euro për një rrugë të pasigurt
Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur nënkryetar i Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës globale që bashkon parti qendër dhe qendër-djathtë nga e gjithë bota.
Vendimi u mor në Asamblenë e saj të fundit, ku u rizgjodh gjithashtu në krye të organizatës Andrés Pastrana Arango, ish-president i Kolumbisë.
IDC-CDI është një rrjet i gjerë ndërkombëtar që përfshin dhjetëra parti dhe liderë politikë, të cilët promovojnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ekonominë me përgjegjësi sociale.
Organizata funksionon përmes një strukture të shtrirë në disa kontinente, me degë në Evropë, Amerikën Latine, Afrikën dhe rajonin Azi-Paqësor, si dhe me një forum rinor të dedikuar për angazhimin politik të të rinjve.
Pozicioni i nënkryetarit që i është besuar Berishës është një nga postet e shumta të larta drejtuese në IDC-CDI.
Krahas tij, në këtë rol shërbejnë figura të njohura ndërkombëtare si kryeministri kroat Andrej Plenković, kryeministri hungarez Viktor Orbán, ish-presidenti libanez Amine Gemayel, ish-kryeministri slloven Janez Janša, si dhe personalitete politike nga Amerika Latine, Afrika dhe Azia.
Në radhët e IDC-CDI mungojnë dy ndër partitë më të mëdha të spektrit të djathtë, republikanët e shteteve të bashkuara të Amerikës dhe konservatorët e Britanisë së Madhe.
IDC-CDI ishte nga të parat forume politike ndërkombëtare që mbështeti Partinë Demokratike në atë që ajo e quan denoncimi i farsës zgjedhore të 11 majit.
Jo rastësisht edhe pak orë pasi Berisha u zgjodh zv.president, dokumenti i parë që miratoi ky formacion politik i mbledhur në Brazil ishte një rezolutë që ngre alarmin për regresin e demokracisë në Shqipëri.
Top Channel