Lumi Vjosë rikthehet në shtratin e vet, normalizohet situata pas disa ditësh përmbytje
23/11/2025 10:59
Pas katër ditësh daljesh nga shtrati, lumi Vjosë është tërhequr plotësisht ditën e sotme, duke rikthyer situatën në normalitet.
Edhe në banesat dhe tokat bujqësore ku kishte prezencë uji, tashmë nuk ka më gjurmë përmbytjeje.
Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka zbritur në 4 metra, duke larguar rrezikun e permbytjeve nga zonat përreth.
Top Channel