“Po lëviz i armatosur”, si u pikas nga policia 23-vjeçari/ Në “BMW” iu gjet armë, në shtëpi lëndë narkotike
Një 57-vjeçar i dënuar më parë për vrasje është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistoletë dhe municion luftarak.
Operacioni, i koduar “Pathway”, u zhvillua pas informacioneve operative për aktivitetin e tij të dyshimtë, duke çuar në ndalimin e tij në një lokal në fshatin Fermë Çlirim dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me 2 krëhëra që e kishte me vete.
Njoftimi i Policise
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathway”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel