Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga borë, rrugët mbeten të kalueshme
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe në jugperëndim, reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten. Në lartësinë mbi 600-700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje, reshje bore me intensitet të ulët, në Alpe dhe verilindje me intensitet deri mesatar.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga juglinjda-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 18m/s
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.
Top Channel