Në Dardhë me shapka, emigrantët e paligjshëm nga Sudani përfundojnë në polici Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa një tjetër vijon të jetë në kërkim. Operacioni u zhvillua nga Forca Operacionale e Fierit.
Në Karbunarë u arrestua Xheni Xhumari, i njohur edhe me identitetin Shkëlzen Xhumari, 46 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për “vjedhje me dhunë”.
Sipas policisë, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas 31 vjeç, më 29 maj 2025 i vodhën me dhunë automjetin një 41-vjeçari.
Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për kapjen e 31-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Në një tjetër rast, është arrestuar Armand Pepa, 47 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti një shkop metalik, i konsideruar armë e ftohtë. Pepa rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë.
Ndërsa një 30-vjeçar nga fshati Shegas, me inicialet do të hetohet në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, shërbimet e policisë sekuestruan një pistoletë sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel