Abel Balbo dhe rrëfimi i tij: Kam rritur Tottin. Mungesa e kalimit te Inter? Faji i bashkëshortes së presidentit…
Juventusi po përballet me një emergjencë serioze në repartin ofensiv, pavarësisht investimeve të mëdha të bëra gjatë verës.
E vetmja gol nga loja e realizuar nga një sulmues bardhezi në këtë edicion të Serie A mbetet ai i Dusan Vlahovic më 24 gusht kundër Parmës, në fitoren 2-0 që shënoi një nisje pozitive të sezonit. Që atëherë, kanë kaluar plot 90 ditë pa asnjë tjetër gol nga lojtarët e sulmit.
Situata bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh fakti se Juventusi shpenzoi mbi 70 milionë euro për të forcuar repartin ofensiv: u ble përfundimisht Conceiçao, u afrua me parametër zero Jonathan David dhe u mor me huazim me detyrim blerjeje Lois Openda. Megjithatë, në ndeshjen ndaj Fiorentinës në “Franchi”, të tre së bashku luajtën vetëm 30 minuta në total, përfshirë kohën shtesë.
Vlahovic, mes liderit dhe mungesës së instinktit vrasës
Serbi vazhdon të shfaqë cilësi teknike dhe liderizëm, por problemet me konkretizimin mbeten të njëjtat. Rasti i humbur përballë De Gea, ku një kontroll i gabuar e detyroi të zgjerohej dhe të shpërdoronte mundësinë, është simbol i vështirësive të tij. Në një skuadër që krijon pak raste, kjo mungesë efikasiteti kthehet në problem madhor.
David dhe Openda, pothuajse të padukshëm
Jonathan David, i pagëzuar si “Iceman” për ftohtësinë para portës, nuk ka shënuar më që nga goli i debutimit kundër Parmës dhe ka kaluar mbi 1.000 minuta pa gol mes klubit dhe kombëtares. Edhe më e rëndë situata për Openda, i cili nuk feston një rrjetë që nga prilli i kaluar, me më shumë se shtatë muaj abstinencë.
Me Yildiz dhe Conceiçao që kanë shënuar vetëm nga distanca ose me penallti dhe me rënie fizike të dukshme të turkut, tabloja është e qartë: Juventusi po vuan rëndë për gola dhe sirenat e alarmit në Continassa po bien gjithnjë e më fort. Reparti ofensiv, i projektuar për të qenë pika e fortë e këtij sezoni, rrezikon të kthehet në thembrën e Akilit për bardhezinjtë.
Top Channel