Alarm i kuq për sulmin e Juventusit/ Vetëm një gol nga loja e hapur në 90 ditë, Vlahovic në krizë dhe përforcimet zhgënjejnë
Abel Balbo është një emër i njohur që është aktivizuar në kampionatin Italian dhe që tani është në rolin e trajnerit. Ish sulmuesi i Udineses, Romës, Parmës dhe Fiorentinës është rrëfyer në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ duke treguar disa prapaskena të karrierës së tij
Në Udine keni qenë golashënuesi më i mirë i Serie B me 22 gola, por I keni shënuar edhe në Serie A duke fituar kalimin te Roma edhe pse duhej të kishit shkuar te Interi. Por në Milano doli një pengesë, ju kujtohet?
‘Më kujtohet si jo, Ernesto pellegrini më ftoi për darkë në shtëpinë e tij. Një mbrëmje shumë e bukur. Ramë dakored për gjithcka. Përpara se të largohesha më kërkoi edhe një autograf për bashkëshorten që i koleksiononte. Firmosa, por shkruajta keq dhe bashkëshortes së tij nuk i pëlqeu ajo firmë. Kështu dështoi gjithcka për shkak të kësaj dhe më mori Roma’.
Fati juaj. Gjetët Carletto Mazzone dhe u bëtë ‘El Killer’
‘Në Romë të vënë gjithnjë pseudonime. Mazzone? I jashtëzakonshë, unik, një baba. I mencur, njerëzor, bujar. Jemi argëtuar. Ka qenë një periudhë të keqe, humbnim, e kisha të vështirë të shënoja. Një ditë më tha ‘Bukurosh, duhet të zgjohesh’ dhe unë u zgjova
Me Zeman gjërat shkuan më keq. Por është e vërtetë që e quajtët lazial kur ju zëvendësoi?
‘Kjo është legjendë, thjesht e cova në djall. Isha kapiten nuk doja që të largohej, përkundrazi I sugjerova Sensit t’I rinovonte kontratën dhe e bëri. Kur u takuam si kundërshtarë,unë me Parmën, buzëqeshëm dhe më tha ‘pse ike’? dhe unë iu përgjigja: ‘Sepse unë fitoj’
Titulli I Serie A me Romën, Kupën UEFA me Parmën, kë keni më shumë për zemër
‘Fitoret, gjithcka që fiton është e mrekullueshme. Të fitosh është emocionuese, edhe titulli me Neëell’s. Te Roma në vitin e titullit në 2001 luajta pak, por ishte dicka shume e bukur. Kisha shokë skuadre fantastikë, Beppe Giannini ishte një futbollist I nivelit të lartë’
Keni luajtur edhe bashkë me një Francesco Totti shumë të ri
‘E kam rritur Tottin. Ishte te skuadra Primavera. Të habiste sepse mësonte shumë shpejt. Ashtu sic bëjnë kampionët, që gjërat e vështira I bëjnë të lehta’
Keni luajtur edhe me Maradonën
‘Më I miri në mënyrë absolute. Ka qenë idhull e më pas shok skuadre e mik. I ndjeshëm, asnjëherë kritika, I ndihmonte të gjithë edhe me kontratat. Një keqardhje e madhe ta shihje atë të vdiste në atë mënyrë. E trishtë, I ri. Për fat të keq as ne nuk mundëm ta ndihmonim’
Kombëtarja argjentinase ka qenë një skuadër yjesh
‘Mendova se nuk do të luaja kurrë qendërsulmues. Kam bërë edhe mesfushorin në skemën me 3 lojtarë me Simeonen dhe Redondon. Përpara Battistuta dhe Caniggia ishin tjetër kategori. Sot shkon në kombëtare me vetëm 3 ndeshje të luajtura mirë. Në atë kohë konkurrenca ishte e pamëshirshme
Tani ju jeni trajner dhe nuk keni qenë I butë me futbollin italian
‘Ka humbur cilësi. Premier League e ka kaluar. Futbollistët janë në garë për të shkuar te Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern. Këto janë klubet e mëdha’
E nisët karrierën si trajner te Treviso duke zëvendësuar Luca Gotti në 2009, tani jeni në Argjentinë
‘Dhe të mendosh që me Luca bëmë së bashku kursin për trajner. Më pas I mora vendin e vlerësoj shumë. Pas Trevisos dhe Arezzos zgjodha të qëndroj pranë familjes, për të parë 3 fëmijët e mi të rriten. Pa lënë pas dore futbollin. Fusha ka qenë gjithcka. Por jam krenar për fëmijët qe studonin në SHBA. Një punon në Gjermani, tjetri është piloti, vajza nuk është më patinatore, por është në vitin e katërt në universitet për mjekësi në Romë. Tani që u rritën, mund të rikthehem te pasioni im. Falë edhe Lucilla, që është një bashkëshorte dhe nënë e mrekullueshme. Më vjen të buzëqesh kur mendoj se sa shumë kohë kemi së bashku. Tani shoh vetëm cifte që ndahen. Për të bërë trajnerin u ktheva në Argjentinë dhe kam shpëtuar 2 herë Estudiantes La Plata që I shiti mirë futbollistët e tii, shumë sulmues. Më pas kam punuar edhe me Central Cordoba’
Keni stërvitur edhe Pellegrinon, sulmuesin e Parmës
‘Të lumtë. Atje ai ishte I mbyllur. E kam pasur te Estudiantes. E sheh portën, është inteligjent, I fortë në gjuajtjet me kokë, I shpejtë. Ka fizik dhe futboll të bukur
Ju, Balbo, çfarë futbolli luan?
‘Sulmues. Luaj gjithnjë për të shënuar. Te Estudiantes hidhja në fushën e lojës edhe 7 futbollistë sulmues, por pa harruar fazën mbrojtëse që vinte në vend të parë. Aplikoja një skemë 4-1-3-2. Kemi shënuar 25 gola dhe kemi pësuar 3’
Jeni gati për Evropën?
‘Shumë gati. Eksperienca në Argjentinë shërbeu. Tani mendoj të mund të jap një ndihme në një skuadër të parë evropiane
Keni akoma miq në botën e futbollit?
‘E di që mikun më të shtrenjtë e kam brazilian dhe jo argjentinas? Është Aldair që bën lidhjen mes Romës dhe Brazilit për t’u marrë me cështjet e futbollit që ai e do. Por nuk ka mësuar akoma të flasë mirë italisht dhe duhet të vendosë se cfarë do të bëjë kur të rrite. Sigurisht që ia lejoj vetes të bëj shaka, jemi me të vërtetë miq’
Top Channel