Video/ Momenti kur shpërthen në flakë makina pas aksidentit në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pasagjerët dalin…

22/11/2025 17:13

Ky është momenti kur shpërthen në flakë automjeti që u aksidentua me një tjetër mjet pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.

Mjeti “Ford”, sikurse duket në videon e siguruar nga korrespondenti Bledi Korreshi,  godet nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i mjetit, së bashku me pasagjerët kanë arritur të dalin menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta