Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, “Ford”-i shpërthen në flakë
22/11/2025 16:54
Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në vend.
Dy automjete janë përplasur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.
Një mjet tip “Ford” ka goditur nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë.
Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes.
Top Channel