117 vite më parë, Kongresi i Manastirit mori vendimin për të unifikuar gjuhën shqipe duke miratuar alfabetin latin, të përshtatur me disa shkronja të posaçme për ta përfaqësuar gjuhën tonë.
Sot, kjo datë festohet për herë të parë zyrtarisht, pasi vitin e kaluar, Këshilli i Ministrave e përfshiu Ditën e Alfabetit në kalendarin e festave kombëtare.
Me pjesëmarrjen e 50 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare, Kongresi i Manastirit, që u drejtua nga Mid’hat Frashëri, zhvilloi punimet nga data 14 deri në 22 nëntor 1908, ku ngriti një komision prej 11 delegatësh, në krye të të cilit u vendos Gjergj Fishta.
Delegatët trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, ndërsa qëllimi kryesor ishte zgjidhja e çështjes së unifikimit të alfabetit, që ishte pengesë për zhvillimin e gjuhës dhe bashkimin e shqiptarëve. Në fund, komisioni ia doli të krijojë një alfabet të ri, të mbështetur në alfabetin latin, që gradualisht në vitet në vijim u bë alfabeti i përbashkët i të gjithë shqiptarëve, që e mbrojtën me gjakun e tyre nga pushtuesit.
Sot, Dita e Alfabetit është një festë por dhe kujtesë për të ruajtur pastërtinë dhe pasurinë e gjuhës shqipe, si element i rëndësishëm identitetit tonë kombëtar.
Top Channel