Ra nga skena dhe u dërgua me urgjencë në spital, si është gjendja shëndetësore e Miss Xhamajka?

22/11/2025 22:44

Miss Xhamajka, Gabrielle Henry, u shtrua në spital për të tretën ditë me radhë, pasi ra nga skena gjatë raundit paraprak të konkursit të bukurisë së Miss Universe. Bukuroshja po ecte dhe befasisht ra nga skena. Pas kësaj, e nxorën me barelë.

Siç është konfirmuar nga organizatorët e konkursit të bukurisë Miss Universe, Henry nuk ndihet mirë dhe është ende duke marrë trajtim. Për shkak të gjendjes së saj, mjekët deklaruan se ajo do të duhet të qëndrojë në kujdes intensiv për të paktën shtatë ditë, ndërsa mjekët vazhdojnë ta monitorojnëgjendjen e saj.

Miss Universe u kërkoi të gjithëve të vazhdojnë të luten për Gabrielle gjatë kësaj kohe të vështirë për të. “Ne i kërkojmë publikut të shmangë ndarjen e komenteve negative, spekulimeve ose dezinformatave që mund ta vënë familjen në vështirësi të mëtejshme. Fokusi ynë kryesor mbetet shërimi i saj dhe mirëqenia e familjes së saj”, thanë ata.

Ndërkaq, Miss Meksika, Fatima Bosch, është kurorëzuar si Miss Universe në një ceremoni në Bangkok. Konkurrentja 25-vjeçare ishte larguar nga një aktivitet në fillim të nëntorit, pasi një zyrtar tajlandez e qortoi publikisht para dhjetëra konkurrentëve dhe kërcënoi se do të skualifikonte ata që e mbështetën. Kjo kthesë dramatike u pasua një javë më vonë nga dorëheqja e dy gjyqtarëve, njëri prej të cilëve akuzoi organizatorët për manipulim të konkursit.

Polemika shpërthyen përpara konkursit të bukurisë “Miss Universe 2025”, pas dorëheqjes së papritur të një prej anëtarëve të jurisë, muzikantit dhe kompozitorit libanez Omar Harfouch. Ai u tërhoq vetëm pak ditë para nisjes së eventit, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin dhe transparencën e procesit të përzgjedhjes. Dorëheqja e Harfouch rriti vëmendjen mbi procedurat e brendshme të konkursit dhe hapi debat publik mbi mënyrën se si janë përzgjedhur 30 finalistet. Sipas tij, arsyeja kryesore e largimit ishte zbulimi i një “grupi jozyrtar” që dyshohet se ka ndikuar në listën e finalisteve, pa dijeninë e jurisë zyrtare./TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta