Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar përgjimet për tenderët e Unazës që gjenden në dosjen e zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson këto përgjime si “tmerr”, duke shkruar:
“‘Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër’, kështu i ndante tenderët Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni.
Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderët e Unazës së Tiranës!”.
Pjesë nga dosja:
Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde tek une ne 11”.
Në orën 10:46, Evis Berberi: “Erdha”.
Në orën 13:00–13:01, Belinda Balluku: “Ccdo gjë ok Lenci me pëllumb Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut Dhe mos ta shoh ne vend tjeter Punet I ke me gim thuaj jo me mua”.
Në orën 13:01, Evis Berberi: “Ok”.
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021, shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54–13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet:
“persh si te kam.. ilir shtufi nova jam. te tak pak më kanë thënë kure mundesh”.
Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”.
Në orën 14:07, Ilir Shtufi: “ok 10 min”.
Menjëherë pas këtij komunikimi, në orën 15:09, datë 10.09.2021, shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi:
“E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst: “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).
Në orën 21:41–21:45, Belinda Balluku:
“Ke një Miranda tek prokurimet Pamfleti ka te gjithë listën e kompanive fituese tek U”.
Në orën 21:47, Evis Berberi:
“Miranda ka qenë tërë kohës të prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.
Në orën 21:49, Belinda Balluku:
“Po mire, gjeje kush”.
Në orën 21:49, Evis Berberi:
“Asnjë se ka listën s’ka si ta kenë. Pamfleti e ka nxjerr listën aq sa është info. Vetëm po të kenë qëlluar në shenjë me hamendësim se dhe sot kishte ndryshime. Më duket e habitshme pasi vetëm une e di. Për çdo lot kanë marrë kriteret në letër të shtypur pa emër”.
Top Channel