Ylli brazilian i Realit të Madridit gati për të firmosur me Lyon në kampionatin francez
Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ishte një nga më të mirë në fushë për skuadrën e Al-Ittihad në fitoren e vuajtur 2 – 1 kundër Al-Riyadh, në javën e 9-të në ligës së Arabisë Saudite.
Edhe pse futbollisti shqiptar me tipare defensive nuk kontriboi me gol apo asist, 22-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në krahun e majtë. Shifrat janë të pabesueshme për futbollistin e kombëtares kuqezi në këtë takim.
Mitaj e preku topi plotë 82 herë, ndonëse është mbrojtës, më tej shifrat thonë se futbollisti shqiptar pati 4 ndërhyrje të sakta, 6 duele të fituara dhe 54 pasime të sakta. Përtej faktit që është stabilizuar si titullar i padiskutueshëm te Al-Ittihad, Mitaj po merr edhe detyra të rëndësishme në ekip ku gjenden yje botërorë si Benzema, Kante apo Fabinho.
Sa i përket takimit dhe aspektit sportiv, ndeshja ishte një dramë, plot emocione. Francezi Benzema zhbllokoi rezultatin, një avantazh që më pas u dyfishua nga një autogol dramatik nga një mbrojtës i Al Riyadh për ti çuar shifrat e ndeshjes në 2-0. Megjithatë, përpara se Diallo të shënonte, Diaby u përjashtua me karton të kuq për një shuplakë të qëllimshme ndaj kundërshtarit.
Top Channel