Guardiola dhe humori i tij me Premier League: Të gjobiten edhe ata…
Robert Lewandowski po jeton momente dilemash te Barcelona. Polakut i skadon kontrata me katalanasit në qershorin e vitit të ardhshëm, me Barcelonën që është gati të studiojë cdo ofertë që do të vijë për sulmuesin polak.
Në ditët e fundit po flitet vazhdimisht për një interesim të Milanit për Robert Lewandowskin, por në skenë është ngjitur edhe Fenerbahce, madje klubi turk është i vetmi që në këtë moment ka bërë një lëvizje konkrete.
Sipas burimeve të brendshme të Fenerebahces, klubi ka pasur një bisedë me Lewandowskin, që ka vështirësi për të qenë titullar te Barcelona dhe i krijoi mundësinë për të shkuar te një skuadër ku mund të luajë dhe që mund të jetë celësi edhe për në Botërorin e vitit të ardhshëm gjithnjë nëse Polonia(që do të përballet me Kombëtaren shqiptare në playoff) do të mund të kualifikohet
Mësohet se Fenerbahce i ka bërë një propozim të parë Lewandowskit për një kontratë për një vit e gjysmë dhe në këtë pikë duket se ka diferenca të mëdha pasi Robert Lewandowski iu përgjigj se donte një kontratë për 2 vjet e gjysmë duke refuzuar kështu ofertën e klubit nga Stambolli.
Fenerbahce kërkon të përforcojë edhe qendrën e mbrojtjes në merkaton e janarit, por fillimisht ai duhet të largojë futbollistë nga skuadra për të krijuar hapësira si për qendërmbrojtësin e ri ashtu edhe për Lewandowskin. Tashmë në moshën 37 vjecare, Robert Lewandowski këtë sezon ka luajtur 569 minuta në 12 ndeshje zyrtare me Barcelonën dhe ka shënuar 7 gola.
Top Channel