Humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal, nisen me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

22/11/2025 16:10

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, me pasojë dy të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10 në aksin rrugor Kuç-Vlorë, në vendin e quajtur “Gjorm”, ku mjeti tip Volswagen me drejtues Merko Tushi rreth 50 vjeç dhe pasagjer Dorjan Tushi 33 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se për shkak të lagështirës në rrugë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues të rrugës.

Te dy personat u nisën me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta