UEFA befason Bayern Munich, pezullon për 3 ndeshje Luis Diaz për ndërhyrjen horror…
U rikthye Bundesliga, u rikthye edhe Bayerni te fitoret në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompani shkatërroi Freiburgun me rezultatin tenistik 6-2 në sfidën e javës së 11 të kampionatit.
E megjithatë ishte skuadra mike ajo që e nisi më mirë ndeshjen teksa mori avantazhin në minutën e 13 me Suzuki pas një goditje këndi. Në minutën e 18, Freiburg goditi për herë të dytë Bayernin teksa shënoi me Manzambi duke e cuar rezultatin 2-0 dhe kjo ndodhte pikërisht në tokën bavareze. Ky gol duket sikur e zgjoi Bayernin e Mynihut që nuk vonoi shumë dhe në minutën e 22 shkurtoi diferencën në 2-1 me Lennart Karl pas një asisti të Olise, me këtë të fundit që barazoi shifrat në 2-2 pak para mbylljes së pjesës së parë. Në pjesën e dytë bayerni shpërtheu krejt teksa me Upamecano përmbysi përfundimisht rezultatin duke marrë kryesimin në 3-2. Pas këtij goli, Bayerni nuk pati më frena dhe në minutën e 60 Harry Kane shënoi golin e katërt, ndërsa Nicolas Jackson plotësoi manitën për Bayernin duke e cuar rezultatin në 5-2. Por Olise kishte ende për të thënë në fushën e lojës dhe në minutën e 86 shënoi golin e 6 për Bayernin që e mbylli këtë ndeshje 6-2 për të shkuar në 31 pikë, ndërsa Freiburg mbetet me 13.
Nuk ka fitues në sfidën e zhvilluar në Signal Iduna Park mes Borussia Dortmund dhe Stuttgartit, pasi kjo sfidë u mbyll me barazimin 3-3. Rezultati u zhbllokua në minutën e 35 nga Dortmundi me Emre Can që shënoi me penallti. Nuk vonoi shumë dhe verdhezinjtë shënuan edhe golin e dytë me Beier në minutën e 41 për të marrë avantazhin e dyfishtë 2-0. Por Stuttgart rihapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 48 me Undav, që në minutën e 71 shënoi një tjetër gol duke barazuar shifrat në 2-2 për Stuttgartin. Por Borussia Dortmund u kundërpërgjigj teksa shënoi me Adeyemin në minutën e 89 për të marrë kryesimin në 3-2. U duk se cdo gjë u mbyll por në minutën e parë shtesë, Stuttgart shënoi sërish, edhe këtë radhë me Undav që plotësoi tregolëshin e tij personal, ndërkohë që ndeshja u mbyll 3-3
Në ndeshjet e tjera, Bayer Leverkusen fitoi në transfertë me Wolfsburg 3-1, Borussia Moenchengladbach mposhti Heidenheim në fushën e këtij të fundit 3-0, ndërsa Augsburg mundi Hamburgun 1-0
Top Channel