Grabitje spektakolare në Indi, autorët u shtirën si punonjës të Bankës Qëndrore, vjedhin 800 mijë dollarë
Të paktën 41 persona kanë humbur jetën në Vietnam si pasojë e shirave të pandërprerë dhe përmbytjeve masive që kanë goditur rajonin që nga fundjava, ndërsa vazhdojnë kërkimet për nëntë persona të tjerë të zhdukur.
Reshjet kanë përmbytur mbi 52 mijë banesa, ndërsa rreth gjysmë milioni familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet kanë evakuuar mijëra banorë nga zonat më të prekura.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në prodhimin e kafesë, ndërkohë që fermerët po përballen me vonesa të mëdha në korrje.
Qeveria vietnameze vlerëson se dëmet nga fatkeqësitë natyrore gjatë janar–tetor 2025 arrijnë në 2 miliardë dollarë.
Rrëshqitjet e dheut kanë dëmtuar rrugë dhe autostrada, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në disa zona.
Banorët raportojnë se uji vazhdon të rritet pa ndërprerje. “Nuk mendoj se uji do të tërhiqet shpejt, sepse shiu nuk ka ndaluar,” tha një pronar restoranti.
Situata vjen pas një serie stuhish të fuqishme që kanë goditur vendin javët e fundit. Tajfuni Kalmaegi vrau pesë persona në nëntor dhe shkaktoi dëme të mëdha në provincën Dak Lak, ndërsa më herët kishte marrë 188 jetë në Filipine. Në shtator, tajfuni Bualoi shkaktoi të paktën 11 viktima në qendrën dhe veriut e vendit.
Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin fuqinë dhe shpeshtinë e tajfunëve në rajon, duke e bërë Vietnamin një nga vendet më të prekura në Azi nga moti ekstrem.
Top Channel