Shpallja e kandidatëve për Çmimin Puskas 2025 shkaktoi një valë reagimesh nga Betis, pasi Anthony shënoi një golë pothuajse “kopje” të Lamine Yamal në të njëjtin stadium, kundër të njëjtit kundërshtar, por u la jashtë listës.

Shpallja zyrtare e nominimeve për Çmimin Puskas 2025 (goli më i mirë i vitit) ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, me tifozët e Real Betis që shprehin pakënaqësi të fortë. Zemërimi i tyre përqendrohet në nominimin e yllit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal, për golin që shënoi kundër Espanyol në Cornella, i cili është identik me golin e shënuar nga lojtari i tyre, Anthony, në të njëjtin stadium dhe kundër të njëjtit kundërshtar, por nuk u përfshi në listën e kandidatëve.

Vetë skuadra e Betisit nxiti diskutimin, duke publikuar një video përkatëse në rrjetet sociale, e cila ka mbledhur mbi 17 milionë shikime në Instagram, duke nxjerrë në pah padrejtësinë.

Për shumë tifozë, ndryshimi në zgjedhjen përfundimtare nuk qëndron tek cilësia e gjuajtjes, por te fanella që mbante veshur golashënuesi: “Nëse do të kishte të bënte me cilësinë, Anthony mund të konkurronte lehtësisht me Lamine për Puskas”, tha një përdorues i Twitter-it, ndërsa një tjetër vuri në dukje: “Mendoj se duhet të kishin zgjedhur vetëm një nga gjashtë golat e Lamine Yamal… Ata nuk i marrin parasysh lojtarët e tjerë të Ligës si Anthony (goli i të cilit është shumë më i mirë)”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta