“Pse qeveria nuk shkarkon Ballukun”/ Bardhi: Të hënën në orën 18:00 mblidhemi para Kryeministrisë

21/11/2025 15:08

Në emër të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i kërkoi qeverisë të shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pas pezullimit nga GJKKO.

Bardhi paralajmëroi se opozita do të mblidhet në protestë ditën e hënë para Kryeministrisë në orën 16:00.

Edhe pas vendimit Gjykatës për të pezulluar zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e një kryeministri europian dhe ta shkarkonte të pandehurën e SPAK-ut.

Ka një arsye pse Edi Rama nuk mundet ta bëjë këtë: Belinda Balkuku e ka ulur në gjunjë dhe e shantazhin me aferat e përbashkëta të abuzimit me pushtetin. Pra sot kemi një lajm të keq shumë të madh. Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, kryeministri i vendit zyrtarisht është avokat i një të pandehur për abuzime me tenderat publikë.

Kompaninë fituese të tunelit të LLogarasë nuk e përcaktoi apo paracaktoi Belinda Balluku, por e paracaktoi Edi Rama dhe Belidna Balluku. Dhe siç ndodhen mesazhet e Belindës në telefonin e Ervis Berberit për zbatimin e një urdhri të kundraligjshëm të shefit të saj, ashtu ndodhen edhe mesazhet e Edi Ramës në telefonin e Belinda Ballukut.

Kjo është fotografia e datës 3 qershor 2021, fiks tre muaj para se të hapej gara për tunelin e llogarasë që përcakton qartë se Edi Rama ka dalë dhe paracaktuar bashkë me Belindën e tij, kompaninë fituese të tunelit të Llogarasë duke i dhënë 50 mln më shumë seç ishte oferta gjatë garës së parë të anuluar. Kjo nuk bën vaki në asnjë vend të Europës, që kryeministri dhe zëvendësja e tij të pozojnë me kompanitë e paracaktuara përpara se të hapin garën duke shkelur konkurrencën e lirë, por mbi të gjitha duke shkelur vlerat e BE-së që përcaktohen si të tilla edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Askush të mos mendojë se Edi Ramës i dhimbset Belinda Balluku. Fati i saj tashmë është përcaktuar, pro ai nuk e shkarkon atë, sepse po merr kohë për të mbrojtur veten e tij.
A ka refleks më antidemokratik sesa të mos shkarkosh një të pandehur, të mos dorëhiqesh si bashkëfajtor në këtë aferë korruptive, për të cilën gjykatat dhe jo opozita, thotë se me funksionet e saj si zv/kryeministër apo kryeministër ndikon në paracaktimin e kompanive fituese apo në dokumentet e tenderit nën hetim?!

Kjo është ajo që nuk bën vaki të dashur shqiptarë, në asnjë vend të BE-së, që kryeministri të bëhet avokat i zyrtarit më të lartë të qeverisë pas tij, pasi ai merret i pandehur nga drejtësia.
Dhe ju siguroj se tenderi i paracaktuar i tunelit të Llogarasë me 190 milionë euro është vetëm maja e ajsbergut për aferat e përbashkëta Rama-Balluku.

Problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve sot nuk është se kanë një zëvendëskryeministër të pezulluar nga detyra me vendim gjykate për shkelje të barazisë në tendera.
Problemi është se kanë një kryeministër të korruptuar që nuk e shkarkon bashkëpunëtoren dhe të besuarën e tij më të afërt, të marrë të pandehur, sepse është bashkëpeng në aferat korruptive me të.
Kjo është një vërtetë që nuk ka bërë vaki në asnjë vend të Europës.
Pak ditë më parë, ju solla një rast shumë europian dhe shumë të freskët që ka ndodhur jo në Shqipëri, por që tregon për një starndard të dyfishtë të Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian. Në Europë, politikanët mbajnë përgjegjës.

Ajo që sot bëri Edi Rama në fakt është mesazhi i tij që të shpallet i pavarur, kështu tha; është ndërhyrje brutale e gjyqësorit, në pushtetin ekzekutiv, pra Edi Rama mendon se pushteti ekzekutiv është i pavarur nga detyrimi për të zbatuar ligjin.

Kjo është një diferencë mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama.
Vendimi i Edi Ramës për të mos shkarkuar Belinda Ballukun është çmimi që shqiptarët po i paguajnë për shkak të një kryeministri që prej datës 31 Tetor nuk e ka më veten në dorë. Sot Edi Rama konfirmoi me zë dhe me figurë se është një pupac i Belinda Ballukut. E pandehur nga SPAK, deri tani për dy tendera, që së bashku shkojnë në 210 milionë euro.
Kjo, po! Nuk ka bërë vaki askund në Europë!

Sepse në Europë qeveritë zgjidhen për të qeverisur dhe për tu shërbyer qytetarëve nga vota e lirë jo nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës. Prandaj të dashur shqiptarë, ju takon ju, na takon ne, të gjithëve bashkë që të ngrihemi ndaj këtij sistemi të korruptuar që ka ndërtuar gjatë këtyre 12 viteve Edi Rama dhe ftesa ime është të bëhemi gjithë bashkë në Foltoren e ditës së hënë ora 18:00 përpara kryeministrisë”-u shpreh Bardhi. 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta