Reagimet e Betisit për Çmimin Puskas: I njëjti gol si Yamal, asnjë nominim për Anthony
Ish-presidenti i Juventusit ishte pezulluar për me 34 muaj nga aktivitetet futbollistike duke filluar nga janari i vitit 2023.
Pezullimi i Andrea Agnellit përfundoi të enjten, më 20 nëntor. Ish- presidenti i Juventusit , i cili ishte pezulluar për një total prej 34 muajsh në janar 2023, mund të kthehet zyrtarisht në role operative në botën e futbollit . Më 20 janar 2023, si pjesë e procedurave sportive në lidhje me fitimet kapitale të Juventusit, Gjykata Federale e Apelit e FIGC-së e ndaloi atë të kryente aktivitete federale për 24 muaj, duke kërkuar një zgjatje të ndalimit nga UEFA dhe FIFA. Ndalimi u konfirmua më vonë më 23 prill, me Panelin e Garancisë së CONI-t (Komiteti Olimpik Italian) që e hodhi poshtë ankesën e tij.
Më 10 korrik 2023, si pjesë e gjyqit në lidhje me manipulimin e pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klubet e tjera, Tribunali Federal Kombëtar i FIGC-së (Federata Italiane e Futbollit) e pezulloi atë për 16 muaj të tjerë, të cilët më vonë u reduktuan në 10 muaj pasi apeli u paraqit dhe u pranua pjesërisht nga Gjykata Federale e Apelit.
Sa i përket drejtësisë së zakonshme, në shtator Agnelli kishte rënë dakord për një marrëveshje pranimi të fajësisë prej 1 vit e 8 muajsh të cilën e ai e përshkroi si një zgjedhje “të dhimbshme, por të drejtë”, si dhe “në përputhje me qëndrimin tim të pafajësisë”.
Top Channel